Dy të arrestuar për dhunim, në Prishtinë dhe Vushtrri
Dy persona janë arrestuar gjatë 24 orëve për vepra penale të dhunimit, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Vushtrri.
Sipas raportit, të dyshuarit kishin kryer vepra penale ndaj viktimave femra.
Në Prishtinë dyshohet se rasti ishte kryer më 7 janar të këtij viti, ndërsa Policia ka arrestuar të hënën të dyshuarin, transmeton Zeri.info.
“Prishtinë, 07.01.2025, NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa në Vushtrri rasti ka ndodhur këtë të hënë, ku është arrestuar i dyshuari.
“Vushtrri, 13.01.2025, 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet e ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri