Policia po heton dy vdekje, që ndodhën dje në Prishtinë

Policia po heton dy vdekje, që ndodhën dje në Prishtinë

Kronika January 14, 2025 - 10:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për dy vdekje të dyshimta, që kanë ndodhur të hënën në Prishtinë.

Në rastin e parë viktima femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në rastin e dytë, mbrëmë rreth orës 23:40 është raportuar në Polici se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante, si dhe njësia e emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri