E zhdukur që nga nëntori, Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një femre nga Lipjani

E zhdukur që nga nëntori, Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një femre nga Lipjani

Kronika January 14, 2025 - 10:17

Një femër është shpallur e zhdukur që nga 20 nëntori i vitit të kaluar në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për personin Arianita Gajtani, e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan dhe që nga dita e raportimit deri më tani njësitet policore të hetimeve, kërkimeve, si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

- Intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

- Kontrollimi i hyrje-daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

- Kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

- Analizimi dhe hetimi i çdolloj informacioni që lidhet me personin etj.

Pas kësaj, Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për rastin.

“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të Shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar. Të gjithë ata që kanë çfarëdolloj informacioni që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato Policisë përmes numrit 192”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri