Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, rasti po hetohet
Është gjetur pa shenja jete një grua në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Afrim Zhitia”.
Rasti është konfirmuar nga policia për “Zërin”, dhe sipas informacioneve rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, teksa viktima femër dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Policia konfirmon që menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe mjekët emergjent.
“Rreth orës 11:30, kemi pranuar informatën se, brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, një person dyshohet të jetë pa shenja jete.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet tutje. /Zëri