Arrestohet një person në Gjakovë për posedim narkotikësh
Policia në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit në veturën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë prej 9.71 gramësh.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 18:40, në fshatin Shkukëz të Gjakovës, raporton Zeri.info.
“Shkukëz, Gjakovë 12.01.2025 - 18:40. Njësiti policor gjatë patrullimit kanë vërejtur të ndaluar një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit, të dyshuarit mashkull kosovar, i cili ishte në automjet, brenda një duksi është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 9.71 gramësh. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.