Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet – i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor
Kronika
January 12, 2025 - 19:21
Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar dhe më pas liruar nga Policia e Kosovës për shkak të moszbatimit të urdhrit policor.
Këtë e ka bërë të ditur, shefi i Operativës Rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.
“Po, është arrestuar. Është arrestuar për shkak të moszbatimit të urdhrit të policisë. Iu ka shqiptuar një tiketë, por është liruar më pas. Këtij i kanë thënë që kordonin e policisë nuk bën me kalu, ky e ka kaluar, pra nuk e ka zbatuar atë që i kanë thënë policia,” deklaroi Fejza.
Arsenijeviq, përmes një postimi në Facebook gjatë ditës, ka pretenduar se një qytetar serb është lënduar fizikisht nga Policia e Kosovës në Leposaviq.
Pas kësaj, ai ka protestuar në sheshin e Mitrovicës së Veriut.