Zhduket një vajzë nga Malisheva, nëna e saj e raporton rastin në polici
Kronika
January 11, 2025 - 09:14
Një nëne ka raportuar në Polici se vajza e saj që nga data 06.01.2025 është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se rasti në Polici është raportuar të premten nga nëna vet nëna e saj, raporton Zeri.info.
“Fsh. Drenoc, Malishevë 06.01.2025 – NN. Me 10.01.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj nga data e lart-cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri