Arrestohet një serb në veri, dyshohet se kërcënoi kryeministrin
Kronika
January 10, 2025 - 20:08
Një serb 21-vjeçar është arrestuar sot në veri të vendit, raporton Zeri.info.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Zërin” se ka arrestuar në veri qytetarin M.K. i moshës 21-vjeçar dhe i njejti është arrestuar me kërkesë të krimeve të rënda në Prishtinë për një rast të kanosjes.
Zëvendëskomandanti i Policisë për veriun, Veton Elshani ka konfirmuar arrestimin, por i njëjti nuk dihet nëse është arrestuar për kërcënim ndaj kryeministrin Albin Kurti, siç është raportuar sot. /Zëri