FSK-ja nis kërkimet për një 27-vjeçar, që dyshohet se ka rënë nga Ura e Fshajtë në Gjakovë

FSK-ja nis kërkimet për një 27-vjeçar, që dyshohet se ka rënë nga Ura e Fshajtë në Gjakovë

Kronika January 10, 2025 - 15:23

Forca e Sigurisë së Kosovës [FSK] ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e një personi të zhdukur.

Sipas njoftimit, dyshohet se personi 27-vjeçar me inicialet A.H. nga komuna e Gjakovës ka rënë nga Ura e Fshajtë më 24 dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Zeri.info.

“Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27-vjeçari me inicialet A.H. nga Komuna e Gjakovës, i cili dyshohet të ketë rënë nga Ura e Fshajtë më datë 24.12.2024.

Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës, FSK-ja ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Zëri