Përfshihet nga zjarri një veturë në kryeqytet, s’ka të lënduar
Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili shtoi se si pasojë e djegies së veturës ka dëme materiale.
“Rreth orës 22:30, është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, në parkingun nëntokësor të një objekti një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.
Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.