Arrestohet një person i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë si i dyshuar për “Armëmbajtje pa leje, posedim i narkotikëve, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së”.
Policia ka bërë të ditur se në banesën e të dyshuarit ka gjetur edhe armë dhe drogë, transmeton Zeri.info.
“Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë specialë, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gramë, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese)”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje. /Zëri