Bastiset edhe një institucion ilegal në veri

Bastiset edhe një institucion ilegal në veri

Kronika January 08, 2025 - 15:36

Policia e Kosovës ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në kontrollin e një zyrë, ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje).

Prokuroria ka hapur rastin “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.

“Sot rreth orës 11:30 Policia e Kosovës ka asistuar zyrtarët e BQK-së në realizimin e një kontrolli në një zyrë, ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje). Pas kontrollit nga ana e tyre, në konsultim me prokurorin, është hapue rasti ‘Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike’”, ka thënë Elshani. /Zëri