Vdes në QKUK një i burgosur

Vdes në QKUK një i burgosur

Kronika January 07, 2025 - 08:01

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:50, në Klinikën Infektive të SHSKUK-së, ka vdekur i burgosuri A.M.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 14.11.2024, transmeton Zeri.info.

“Në momentin e pranimit, gjendja e tij ka qenë stabile, por me të dhëna për sëmundje paraprake të mushkërive. Ai ishte duke u trajtuar për një gjendje gripale, e cila ka progreduar në mushkëri. Për këtë arsye, është dërguar për kontroll specialistike pulmologjike”.

“Në Klinikën e Emergjencës në SHSKUK janë konsultuar radiologu, pulmologu dhe kirurgu torakal,dhe pacienti është transferuar në Klinikën Infektive. Gjendja e tij ka filluar të përkeqësohet dhe, përkundër angazhimit të stafit të kësaj klinike, nuk është arritur që pacienti të mbahet në jetë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes. /Zëri