Një i vdekur dhe 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt
Foto: Laura Hasani

Një i vdekur dhe 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Kronika January 06, 2025 - 10:12

Policia në Ferizaj, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku, ku si pasojë aksidentit një person gjeti vdekjen dhe 34 të tjerë mbetën të lënduar.

Sipas njoftimit të PK-së, janë shqiptuar 808 gjoba kundërvajtëse dhe janë hequr pesë patenta shoferi për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 30/12/2024 – 05/01/2025, ka shqiptuar 808 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 5 patenta shoferi për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor”.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë te shoferët të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat në komunikacion. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406” , thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri