Udhëtarit i gjenden 50 fishekë në valixhe në Aeroportin e Prishtinës, lirohet pas intervistimit
Kronika
January 06, 2025 - 08:34
Policia ka bërë të ditur se në mesditën e djeshme një personi i janë gjetur 50 fishekë në valixhen e tij nga oficerët e doganës në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 11:50, në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“ANP ‘Adem Jashari’ / 05.01.2025 – 11:50. Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar, në arritje, oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri