Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, sulmoi zyrtarët policorë
Kronika
January 06, 2025 - 08:25
Policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi kishte sulmuar zyrtarët policorë, të cilët kishin shkuar në shtëpinë e tij për t’ia tërhequr vërejtjen për zhurmën e shkaktuar.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 02:23, në rrugën “Hajrullah Zymi” në rrugën Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.
“Rr. ‘Hajrullah Zymi’ Fushë-Kosovë / 05.01.2025 – 02:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar zyrtarët policorë, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri