Burri në Prishtinë e bën për spital gruan e tij, djali sulmon babain për ta mbrojtur nënën
Kronika
January 05, 2025 - 09:02
Një burrë në Prishtinë e ka rrahur gruan e tij, ndërsa djali i tyre e ka sulmuar babain e tij që ta mbrojë nënën.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:40, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 04.01.2025 – 13:40. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, ndërsa djali i saj e kishte sulmuarme pas baban e tij për ta mbrojtur nënë e tij. Viktima f/k, ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e PK-se. /Zëri