Ferizaj, 32-vjeçari dyshohet se rrahu gruan, Policia i gjeti armë, Prokuroria e lë të lirë

Ferizaj, 32-vjeçari dyshohet se rrahu gruan, Policia i gjeti armë, Prokuroria e lë të lirë

Kronika January 04, 2025 - 15:45

Sot rreth orës 10:50 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën "Sali Çeku" në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Policia ka njoftuar se një patrullë e policisë menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin , i moshës 32 vjeç, i cili kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka sekuestruar edhe një armë nga i dyshuari, por i njejti është lën i lirë me urdhër të prokurorit, shkruan Zeri.info.

”Gjatë zhvillimit të hetimeve nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri ( pistoletë) dhe pasi është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregullt hetimore”, njofton Policia. /Zëri

Image
Arma e sekuestruar nga Policia