I dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë, ende në arrati
Kronika
January 04, 2025 - 08:23
Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Policia ka brërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është ende në arrati.
“Rr. Mine Peza, Prishtinë 03.01.2025 – 18:30. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri