Një grua në Prishtinë sulmohet fizikisht nga ish-bashkëshorti

Një grua në Prishtinë sulmohet fizikisht nga ish-bashkëshorti

Kronika January 03, 2025 - 09:30

Një grua ka raportuar se më 1 janar është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, transmeton Zeri.info.

“Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri