Tetovë, e pranon babai: Vrava djalin se më keqtrajtonte

Tetovë, e pranon babai: Vrava djalin se më keqtrajtonte

Kronika January 03, 2025 - 08:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku babai kishte vrarë të birin duke e qëlluar me armë.

“Alsat M” shkuan se autori i ngjarjes, ndryshe babai i viktimës, i cili ndodhet në spital, ka pranuar se e ka kryer vrasjen, ku si shkak që çoi deri te vrasja, sipas tij, “ishte maltretimi” që viktima kishte ushtruar, duke shtuar se i biri ka qenë konsumues i lëndëve narkotike.

Nga SPB Tetovë rasti konsiderohet i mbyllur dhe autori do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në spital.