Theret me thikë një person në Poslisht të Prizrenit, policia arreston dy persona
Kronika
January 02, 2025 - 22:31
Sot rreth orës 16:35 policia në Prizren ka marrë informatë se në emergjencën e Spitalit Rajonal është duke u trajtuar viktima 44-vjeçar me inicialet R. Sh. nga fshati Poslisht i kësaj komune.
Zëdhënësi i policisë nga ky rajon, Shaqir Bytyqi bën të ditur se patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimën, i cili ka deklaruar se në qendër të fshatit Poslisht kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes tij dhe një të dyshuari mashkull rreth 18 vjeç, të cilin nuk e njihte me emër, nga i cili ishte goditur në krahëror me thikë dhe se si pasojë kishte marrë lëndim trupor.
Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë.