IPK-ja arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje
Foto: Laura Hasani

IPK-ja arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

Kronika January 01, 2025 - 15:33

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar të martën një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

IPK-ja kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graqanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në orët e pasdites të së martës në Graçanicë.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.