Rreth 100 të vdekur nga aksidentet në trafik gjatë vitit 2024
Rrugët e Kosovës janë përgjakur edhe këtë vit në nivel shqetësues si pasojë e aksidenteve të trafikut.
Sipas statistikave të Policisë, këtë vit kanë ndodhur 88 aksidente trafiku me 96 të vdekur, një numër dukshëm më i vogël se vitin 2023, kur kishin humbur jetën 105 persona në aksidente, shkruan Zeri.info.
Në vitin 2024 Policia ka regjistruar 21.838 aksidente trafiku, ose 980 më pak se në vitin 2023.
Shqiptimi i gjobave ka shënuar rritje këtë vit, ku Policia ka dhënë gjithsej 711.953 gjoba, ose 81.106 më shumë se në vitin 2024.
“Siguria në trafikun rrugor gjithashtu ka qenë njëri ndër prioritetet për Policinë e Kosovës, e cila ka hartuar dhe zbatuar shumë plane operative, ka arritur të sigurojë pajisje moderne për trafik, ka realizuar fushata të ndryshme sensibilizuese me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve, ku edhe janë arritur rezultatet pozitive”, tha Policia e Kosovës. /Zëri