Një mijë euro gjoba e marrje patente, dy ngasësve në Mitrovicë për gara të jashtligjshme

Një mijë euro gjoba e marrje patente, dy ngasësve në Mitrovicë për gara të jashtligjshme

Kronika December 30, 2024 - 18:43

Policia në Mitrovicë, ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ”Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor, transmeton klankosova.tv.

Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë muajsh.