Vëllezërit nga Deçani kanosin policët, arrestohen
Dy vëllezër janë arrestuar në Deçan, nën dyshimin se kanë kanosur zyrtarët policorë.
Njëri prej tyre dyshohet se ka kryer dhe veprën penale “vjedhja”, transmeton Klankosova.tv.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datë 29.12.2024, ka pranuar informacion se në një qendër tregtare në rrugën “ Luan Haradinaj” në Deçan, një person ka kryer vjedhje dhe i njëjti është i armatosur. Njësitet relevante te Stacionit Policor në Deçan, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjës, kanë arrestuar të dyshuarin, dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) Armë e llojit Canik kal. 9mm, një (1) karikator i së njejtës armë dhe një(1) mjet i mpreht (Brisk). Gjatë arrestimit i dyshuari ka kanosur zyrtaret Policor, i njëjti pas intervistimit nga Hetuesit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48- orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, dhe njësitet tjera është kryer kontroll/bastisje, në shtëpine e personit të dyshuar në fshatin Strell i ulët-Deçan, gjatë bastisjes zyrtaret Policor janë kanosur nga i dyshuari ( vëllai i të dyshuarit të parë), i dyshuari është arrestuar dhe pas inetrvistimit nga Hetuesit, me vendim të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48- orë”.