Pasagjeri kapet në Aeroportin e Prishtinës me 81 boksa cigaresh pa banderola, i kishte futur në valixhe
Një pasagjer në valixhen e tij kishte futur 81 boksa të cigareve “Marlboro” të kuqe dhe të bardhë pa banderolë, ku gjatë kontrollit të valixheve i janë gjetur ato.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 11:05, në Aeroportin e Prishtinës, raporton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Më datë 29.12.2024, rreth orës 11:05, gjatë kontrollit të një valixheje të një pasagjeri në dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes së valixhes në prezencën e zyrtarëve doganorë është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare “Marlboro”. Pas kontrollit te mëtejmë dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganorë, ka rezultuar se te njëjtët i janë gjet gjithsej 81 boksa cigare “Marlboro” të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri. E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana e Doganës. Me rast është marrë Njësiti i Hetimeve i Doganës.