A do ta rrëzojë Apeli vendimin për burgim të përjetshëm për vrasjen e Gjyljeta Ukellës? 
Foto: Laura Hasani

A do ta rrëzojë Apeli vendimin për burgim të përjetshëm për vrasjen e Gjyljeta Ukellës? 

Kronika December 30, 2024 - 09:30

Të premten e kaluar Gjykata Themelore ka shpallur vendimin për dënim me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit Edmond Lajçi, për vrasjen e Gjyljeta Ukellës.

Ky vendim është pritur me reagime të ndryshme nga palët e përfshira dhe publiku, njofton klankosova.

Pas shpalljes së vendimit, familjarët e viktimës, duke përfshirë vëllain e saj, Shpat Ukellën, kanë shprehur kënaqësinë e tyre me këtë aktgjykim.

Shpati deklaroi se ky vendim u ka rritur besimin në drejtësi dhe shpreson që Gjykata e Apelit të mos e ndryshojë atë.

Nga ana tjetër, mbrojtja e të dënuarit pritet të ushtrojë ankesë ndaj vendimit, duke e lënë fatin e tij në duart e Gjykatës së Apelit.

Kjo nënkupton se procesi ende nuk ka përfunduar dhe vendimi përfundimtar mbetet i hapur për rishqyrtim.