Zjarr i madh në një diskotekë në Prizren, nuk raportohet për të lënduar
Kronika
December 30, 2024 - 08:41
Një diskotekë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
I njëjti bëri të ditur se përveç dëmeve të shumta materiale, nuk ka të lënduar.
“Sot në mëngjes, më datë 30.12.2024, në orën 05:00 është raportuar se në rrugën ‘Transiti i ri’ në Prizren e ka kapluar zjarri një diskotekë. Dëmi material është shumë i madh, por të lënduar nuk ka”, tha Bytyqi, raporton telegrafi.
Ai shtoi se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Pasi të shuhet zjarri do të bëhet edhe ekzaminimi i vendit nga forenzika dhe ekspertët e zjarrit”, tha Bytyqi. /Telegrafi