Prizren: Theren me thikë tre persona nga një grup i të rinjve, policia në kërkim të tyre
Foto: Laura Hasani

Prizren: Theren me thikë tre persona nga një grup i të rinjve, policia në kërkim të tyre

Kronika December 29, 2024 - 12:24

Tre persona janë lënduar si pasojë e një sulmi që e patën nga një grup i të rinjve sot pas mesnatë në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00, dhe kishte therje me thikë.

“Policia menjëherë ka reaguar dhe është duke hetuar rastin. Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, dy nga ata ishin në gjendej më të rëndë”.

“Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimin të  dyshuarve”, ka thënë Bytyqi.