Kërcënoi një prokuror shteti përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari në aeroportin e Prishtinës
Kronika
December 29, 2024 - 08:55
Në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale e kanosi një prokuror shteti.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën në aeroportin e Prishtinës.
“Prishtinë / 12.12.2024 – NN. Është arrestuar në ANP i dyshuari kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën (prokuror i shtetit). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri