Arrestohen katër persona në Gjakovë, vodhën 4500 nga llogaria bankare e një personi
Kronika
December 27, 2024 - 10:31
Policia ka arrestuar katër persona të cilën kanë tërhequr para nga xhirollogaria e një personi.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë tërhequr nga llogaria e viktimës 4500 euro, transmeton Zeri.info.
“Rr. Dëshmorët e Morinës, Gjakovë 21.10.2024 – 12:00. Më 26.12.2024 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar katër meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se në rrethana panjohura kanë tërhequr nga xhirollogaria e viktimës mashkull kosovar 4500 euro. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./ Zëri