Policia në veri shkoi për ta liruar një pronë, has në një institucion paralel
Foto: Kossev

Policia në veri shkoi për ta liruar një pronë, has në një institucion paralel

Kronika December 26, 2024 - 12:12

Policia e Kosovës sot para orës 11:00 ka asistuar zyrtarët komunalë të Mitrovicës Veriore në lidhje me verifikimin e pronës së tyre te “Tre rrokaqiejt”.

Policia gjatë këtij asistimi ka hasur në objekt disa persona, ku më pas është kuptuar se aty ishte i vendosur një institucion paralel serb, raporton Zeri.info.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zv.komandanti i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

“Në momentin e hyrjes në këtë objekt (kati i parë i ndërtesës), Policia ka biseduar me disa persona, të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal. Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftuar prokurorin e Mitrovicës dhe kemi hapur rast për dyshimin ‘Falsifikim të dokumenteve’”, tha Elashni.

Ai shtoi se punëtorët janë lejuar t’i marrin gjërat personale dhe t’i largojnë nga aty, ndërsa janë vendosur edhe shiritat.

“Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikojë dokumentacionin që gjendet aty në detaje. Gjatë këtij veprimi policor, nuk ka pasur ndonjë incident”, shtoi Elashni. /Zëri

Image

Image

Image