24-orëshi, i qetë për Policinë
Foto: Laura Hasani

24-orëshi, i qetë për Policinë

Kronika December 26, 2024 - 09:04

Policia e Kosovës ka pasur një 24-orësh të qetë sa u përket veprave penale.

Në raportin që është dërguar sot, në ditën e djeshme policia ka reaguar në tri raste të veprave penale.

Në rastin e parë në Salltinë të Epërme ankuesi mashkull ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë, për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar.

“Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Prizren ankuesi mashkull ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij, rasti nën hetime.

Ndërkohë në Pejë, viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje është sulmuar fizikisht nga vajza e saj.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu dy raste të tjera kanë pasur edhe Policia, ku kanë gjetur armë dhe municion pa leje në rrugën Pejë - Rugovë.

“Rr. Pejë - Rugovë, udhëkryqi Milishec, 25.12.2024 – 09:40. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 10 fishekë, si dhe një kuti me municion prej 40 copë fishekë. I dyshuari nuk kishte leje për armëmbajtje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rr. Pejë-Rugovë, 25.12.2024 – 09:40. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 17 fishekë. I dyshuari nuk kishte leje për armëmbajtje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri