Shkon në 25 numri i të lënduarve që morën trajtim në QKUK pas rrokullisjes së autobusit te “Kroi i Mbretit”

Shkon në 25 numri i të lënduarve që morën trajtim në QKUK pas rrokullisjes së autobusit te “Kroi i Mbretit”

Kronika December 25, 2024 - 19:19

25 të lënduarit nga aksidenti me autobus  në magjistralen Prishtinë-Pejë, kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. 

Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, ka thënë se të lënduarit kanë marrë trajtim në emergjencë dhe se gjendja e tyre është stabile.

“25 qytetarë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve, të mjëjtit janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Syla përmes telefonit për eo.

Theksojmë se një autobus urban është rrokullisur dhe ka përfunduar poshtë rrugës tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit” në afërsi të Parkut të Biznesit, magjistralja Prishtinë-Pejë.