Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në kufirin Kosovë-Maqedonia e Veriut
Njësitet e Task Forcës-Lindje Dogana dhe Policia e Kosovës gjatë një kontrolli kanë hasur mallra të amvisërisë për të cilin mall nuk ka poseduar asnjë dokument.
Sipas një postimi të publikuar në rrjetin social në Facebook është bërë e ditur se në bazë të mbishkrimeve të paketim
“Prishtinë më 25 Dhjetor 2024 njësitet e Taskë Forcës -Lindje Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV në zonë që kufizohet me Hani Elezin.
Më datë 24.12.24 njësitet e lartcekura në orët e mbrëmjes kanë ndaluar automjetin me targa të RMV-së me drejtues shtetas i RMV-së.
Gjatë kontrollit janë hasur mallra të amvisërisë për të cilin mall nuk ka poseduar asnjë dokument, por në bazë të mbishkrimeve të paketimeve mallrat dyshohet se janë sjellë ilegalisht në RKS”, thuhet në postim.
Po ashtu siç bëhet e ditur vlera e mallit është mbi 2 mijë euro.
“Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim të mëtutjeshëm të rastit mbetet të merren njësitë përkatëse të Doganës së Kosovës”.