Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Prishtinë

Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Prishtinë

Kronika December 25, 2024 - 00:05

Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se shpërthimi thuhet se ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të  ngjarjes. Bazuar në informacionet e para, dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi”.

“Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv