Një grua në Sarandë vret bashkëshortin me sëpatë

Një grua në Sarandë vret bashkëshortin me sëpatë

Kronika December 24, 2024 - 09:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm, ku një grua 49-vjeçare dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, 55 vjeç.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit dhe dyshohet se ka ardhur pas një konflikti në familje.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë / informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeçe, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.