E moshuara që u aksidentua në Malishevë, në gjendje stabile
Një vetaksident ka ndodhur sot në Malishevë, ku një çift me veturë u përplas për një shtylle elektrike, ndërsa ekipi i Klan Kosova i cili ndodhej në vendin e ngjarjes i kanë ofruar ndihmë duke thirrur policinë dhe ndihmën e shpejtë.
Sipas gazetares Vesa Hoda, e moshuara që u lëndua ka marr trajtim të menjëhershëm mjekësor.
Sipas mjekut kujdestar ajo ka qenë në gjendje shoku dhe ka pasur lëndime te vogla në shpinë dhe në stomak, por pasi ka marrë trajtimin e duhur mjekësor në emergjencë dhe pas ekzaminimeve dhe trajtimeve të nevojshme, ajo ka dalë nga emergjenca në gjendje stabile.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 14:05 kemi pranuar informatë për një vetaksident në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe për pasojë përveç dëmeve materiale, një person është lënduar”, tha Elezaj.