Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhjetor kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Komunën e Gjilanit. Policia e Kosovës thotë se ky parandalim i kontrabandës vjen pas shtimit të kontrolleve në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në zonën e Gjilanit dhe Kamenicës.
Në rrugën Gjilan-Prishtinë, është hasur një kamion me targa vendore nga drejtuesi M.S i moshës 40 vjeçare. Gjatë kontrollit të kamionit, Policia e Kosovës njofton se janë hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia.
“Me date 20.12.24, njësitet e lartcekura në orët e vona në magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanë ndaluar nje kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit janë hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia)”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Prishtinë, më 21 dhjetor 2024
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës -Lindje në bashkpunim me Doganen e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit.
Me date 20.12.24, njësitet e lartcekura në orët e vona në magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanë ndaluar nje kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit janë hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia).
Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.