Pesë policë u lënduan nga vetaksidenti në Zveçan
Kronika
December 21, 2024 - 09:34
Një veturë e policisë është vetaksidentuar mëngjesin e së premtes në fshatin Varagë të Zveçanit.
Policia ka njoftuar sot se vetaksidenti kishte ndodhur pasi drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka shkaktuar vetaksident, ku si psijë janë lënduar pesë zyrtarë policorë, transmeton Zeri.info.
“Drejtuesi i automjetit duke drejtuar automjetin e PK-së, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka shkaktuar vetë-aksident trafiku. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri