Vdes personi që u lëndua nga shpërthimi i bombolës në Lipjan
Kronika
December 21, 2024 - 08:39
Një person ka vdekur të premten në QKUK.
Ai ishte duke u trajtuar që nga 23 nëntori i këtij viti, pas lëndimeve që kishte marrë nga shpërthimi i një bombole me gaz, transmeton Zeri.info.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri