Ikin dy persona nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Ikin dy persona nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Kronika December 20, 2024 - 09:37

Dy persona raportohet se kanë ikur të enjten nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Sipas Policisë, ata me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton Policia. /Zëri