Gjakovë, aktakuzë kundër dy personave për vrasja e rëndë në bashkëkryerje

Gjakovë, aktakuzë kundër dy personave për vrasja e rëndë në bashkëkryerje

Kronika December 19, 2024 - 17:12

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Gj.Gj., dhe Z.A., për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë në bashkëkryerje”, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se të pandehurit Gj.Gj., dhe Z.A., me dt.25.06.2023, në f.sh.”M…” – K.Gjakovë, duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje privojnë nga jeta tani të ndjerët B.I., dhe H.I., ku në ditën kritike dy të pandehurit takohen me viktimat në rr.”Q…” në f.sh.”M…”, dhe në fjalosje e sipër të pandehurit kanë shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimave, ku si pasojë ndërrojnë jetë viktimat B.I., dhe H.I.”, njofton Prokuroria.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në bashkëkryerje”, nga neni 173 par.1, pika 1.11, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.

Po ashtu në pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës, dy të pandehurit Gj.Gj., dhe Z.A., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par.1, të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.