Në pranga një 40-vjeçar në veri, i gjenden 100 kartela të lojërave të fatit

Në pranga një 40-vjeçar në veri, i gjenden 100 kartela të lojërave të fatit

Kronika December 19, 2024 - 15:59

Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa, ishin në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë ku gjatë kontrollit tek shoferi M.K, 40-vjeçar kanë gjetur rreth 100 kartela të lojërave të fatit si dhe një telefon.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se I dyshuari është sjellë në stacionin policor ku është intervistuar nga hetuesit, derisa kartelat e dyshuara si dhe telefoni janë sekuestruar, raporton Zeri.info.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia me këtë rast apelon tek të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe rithekson përkushtimin e saj në luftimin e çdo dukurie që bie ndesh me ligjin.

“Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke u siguruar që shkelësit e ligjit të përballen me drejtësinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.