Një ton drogë në Pejë, arrestohet edhe një i dyshuar në Shqipëri
Kronika
December 18, 2024 - 19:32
Sot në Shqipëri është arrestuar edhe një i dyshuar lidhur me laboratorin e drogës që u zbulua para disa muajsh në Pejë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendëskryeprokurori i Pejës, Ersan Qavolli.
“Po, është arrestuar edhe një i dyshuar lidhur me rastin që unë e kam në hetim. E kemi parashtruar edhe kërkesën për ekstradim dhe jemi në pritje të konfirmimit”, tha Qavolli për Klankosova.tv
Lidhur me rastin të arrestuar aktualisht janë edhe dy persona të tjerë, ndaj të cilëve është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit.
Vlera e drogës së kapur thuhet se është 5 milionë euro.