Dogana parandalon kontrabandim të mallrave në vlerë 300 mijë euro nga Maqedonia e Veriut

Dogana parandalon kontrabandim të mallrave në vlerë 300 mijë euro nga Maqedonia e Veriut

Kronika December 18, 2024 - 15:39

Dogana dhe Policia e Kosovës , në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në zonën që kufizohet me komunën e Viti-së .

Dogana ka njoftuar se njësitet e lartcekura në orët e pasdites se djeshme kanë ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore me drejtues shtetas Kosovarë.

“Gjatë kontrollit të tyre janë hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga RMV-ja për të cilin mall nuk kishin asnje dokument mbi prejardhjen e tyre. Nga njësitë e lartcekura është kryer edhe një kontroll në Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janë hasur ,mallra të ndryshme komerciale pa prejardhje dhe pa dokumentacion përkatës”

“Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim te mëtejshëm te rastit. Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore”, njoftoi Dogana e Kosovës. /Zëri