Bastet e ndaluara: Si po luhet bixhozi në kafenetë e kryeqytetit?

Bastet e ndaluara: Si po luhet bixhozi në kafenetë e kryeqytetit?

Kronika December 17, 2024 - 21:04

Strofujt u rrëzuan, por rrugët e “haramit” gjithmonë gjejnë një derë tjetër për t’u hapur.

Nga kazinotë fizike, kumarxhinjtë janë zhvendosur në hapësirën virtuale – përmes faqeve online.

Në kryeqytet, kafenetë që ofrojnë shërbimin e hapjes së llogarive për bastet online nga jashtë duken krejt të zakonshme. Por, muret e tyre fshehin aktivitete që janë të ndaluara me ligj që prej vitit 2019.

Kiks Kosova vendosi të kryejë një “inspektim” të fshehtë, për të ndjekur nga afër procesin e hapjes së një llogarie për bastore dhe për të zbuluar mënyrën se si vazhdon ky aktivitet i jashtëligjshëm.

Me informacione paraprake për lokacionet, cak i parë ishin disa kafene në Prishtinë. Por, gjithçka nuk nisi aq lehtë.

Fillimisht, ekipi i Kiks Kosovës u përball me refuzime, ndoshta nga frika ose mosbesimi.

Por pasi ekipi i porositi pijet, insistoi përsëri për të hapur një llogari. Atmosfera ndryshon paksa…

Edhe pse të ndaluara me ligj që prej vitit 2019, bastoret kanë gjetur mënyrën e tyre për të mbijetuar – nga hapësirat fizike në platformat online.

Kafenetë që merren me këtë aktivitet janë të fshehta dhe të kujdesshme, por Kiks Kosova do të vazhdojë t’i ndjekë gjurmët e tyre, jo vetëm në Prishtinë. /KlanKosova/