Rrëmbim për shkak të një borxhi të vjetër, policia arreston dy persona në Pejë

Rrëmbim për shkak të një borxhi të vjetër, policia arreston dy persona në Pejë

Kronika December 17, 2024 - 20:57

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më datë 17 dhjetor 2024, rreth orës 11:25, ka pranuar një informacion nga një dëshmitar, i cili ka deklaruar se mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:07, ka marrë një thirrje telefonike nga shoku i tij.

Sipas dëshmisë, dy persona nga qyteti i Ferizajt kishin kontaktuar viktimën lidhur me një borxh të vjetër të vëllait të tij.

Pas takimit me të dyshuarit, viktima është rrëmbyer dhe është dërguar në drejtim të panjohur.

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, pas një pune intensive, kanë arritur të sigurojnë informacion për lokacionin e të dyshuarve.

Në koordinim me Stacionin Policor në Podujevë, dy të dyshuarit janë arrestuar në komunën e Podujevës.

Të dyshuarit e arrestuar janë sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, ndërsa viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.