Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policorë të rajonit të Prishtinës
Foto: Laura Hasani

Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policorë të rajonit të Prishtinës

Kronika December 16, 2024 - 10:20

Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 254 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 59 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Sipas njoftimit të PK-së, konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtët kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Njoftimi i plotë:

Aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë janë sekuestruar pesë armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore kanë rezultuar me shqiptimin e 4626 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Image

Image

Image